Një ish-balerinë e njohur në Britani, e cila këtë kohë është angazhuar duke dhënë mësime kërcimi, e paratë i ka dhuruar personelit mjekësorë, feston sot, ditëlindjen e saj të 100-të.

Dinkie Flowers, nga Sussex, ka vallëzuar për herë të parë që në moshën tre vjeçe, e ndër vite ka realizuar qindra koncerte.

100-vjeçarja Flowers, përtej viteve që ka mbi supe, është tepër aktive, ajo zhvillon seanca të tëra ecje, si dhe çdo ditë, për 20 minuta, nis të kërcejë, për të mbajtur veten në fortë.

Ajo ka një moto: “Nuk ka rëndësi nëse je 30 apo 100, e rëndësishme është të ndihesh vetë në formë”.

“Mendoni se dikush që ka një trup të mirë, është e shëndetshme dhe ndihet mirë me veten e saj, arrihet duke qëndruar pasiv? Epo gaboheni rëndë”, është shprehur Flowers.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb