Kabineti i Presidencës sot siç paralajmëroi edhe më parë dhuroi gjak për fëmijët talasemikë në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.

Një mjek i cili shoqëronte zëdhënësin e Presidentit, Tedi Blushi bëri thirrje që moshat nga 18- 65 vjeç që janë të shëndetshëm të dhurojnë gjak pasi nuk ndikon tek pasojat e koronavirusit.

Po ashtu të njëjtën gjë konfirmoi edhe Tedi Blushi i cili sa i përket situatës me koronavirusin tha se duhet që të ketë kujdes por jo pani.

”Shqipëria ka shumë nevojë për gjak. Ky sesion lëvizës do të vijojë ende për fëmijët talasemikë pasi jeta vazhdon. Nga mosha 18 deri në 60 apo 65 vjeç kur janë të shëndoshë të japin gjak. Ju shihni këto rrjetet sociale por koronavirusi nuk kalon nga gjaku. Edhe nënat shtatzëna nuk ja kalojnë fëmijëve po e keni vënë re.”- tha mjeku.

”Dhurimet e gjakut janë ndërprerë për shkak të koronavirusit. Në emër të Presidentit bëj thirrje për më shumë kujdes por jo panik. Të gjithë së bashku të solidarizohemi dhe ju bëj me dije se kabineti i Presidencës po dhuron gjak sot. Ky proces është i shëndetshëm dhe nuk ka ndikim në përkeqësimin e pasojave që shkakton koronavirusi.”- u shpreh Tedi Blushi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb