Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka emëruar një grua si guvernatore të Bankës Qendrore. Hafize Gaye Erkanin, ish-zyrtare ekzekutive për financa në Shtetet e Bashkuara, do të përballet me një prej normave më të larta të inflacionit.

Erkan do të jetë gruaja e parë që do të jetë në krye të Bankës Qendrore në Turqi.

Erdogan, i cili sapo e ka nisur mandatin e tretë si president, e prezantoi të shtunën kabinetin e ri qeveritar, ku ndër ndryshime që bëri ishte dhe emërimi në ministrinë e Financave të Mehmet Simsek.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb