Profesori Përparim Kabo vlerëson intelektualin Petro Zheji, duke theksuar se vepra e tij duhet lexuar nga të gjithë dhe duhet studiuar nga ata që mendojnë se kanë raporte qenësore me mendimin.

Sipas Kabos, “Petro merret seriozisht me gjuhen si fenomen dhe qenie, sipas tij te gjitha llojet e ndergjegjes njerezore jane gjuhe, gjuha ad literary eshte nje lloj i tyre”.

Mesazhi i plotë:

Emri tij vitet e fundit eshte bere shume i degjuar, por kjo nuk mjafton, vepra e tij duhet lexuar nga te gjithe dhe duhet studjuar nga ata qe mendojne se kane raporte qenesore me mendimin…Ai pati vetem nje dashuri, dashurine per atdheun dhe pati vetem nje shteg pa kthim per kete dashuri, gjuhen shqipe…Studime per gjuhen shqipe ka pasur ka dhe do te kete, ka te tilla qe jane serioze te bazuara, ka studime te pjeseshme ose me se shumti pershkruese krahasuese; por dhe ka punime qellimisht te gabuara…

Petro meret seriozisht me gjuhen si fenomen dhe qenie, sipas tij te gjitha llojet e ndergjegjes njerezore jane gjuhe, gjuha ad literary eshte nje lloj i tyre. Pyetja qe eshte me shume se e tille ka te beje, se si lindi gjuha, pse lindi gjuha cili eshte misioni i saj? Në derivatin e pare pyetja thelbesore eshte: Gjuha dhe mendimi në çfarë raportesh janë? Mendimi sipas teorise se Petros shenoi gjithcka qe njihte me simbole, por mes tyre ka simbole gjitheperfshirese.

Nga ky simbol sikur ta mendonim si qendra e nje rrethe dalin shume rreze, pra shumë kuptime te tij qe lidhen me jeten dhe aktivitetin e njerit, pra simboli zberthet ne shumes keshtu linden konceptet qe nuk rahin te fjala por te simboli…Shendrimi gjuhes si komunikim nga simboli te fjala e shqiptuar, fillimisht ishte nje proces i thjeshte me fjale te shkurtera njerokshe, madje edhe me nje germe, dhe me tej me fjale shumerrokeshe dhe te kombinuara. Krijimi fjales nuk eshte nje rastesi, nje shenje dalluese qe krejt e demotivuar ju bashkengjit objektit apo subjektit, raportit apo mardhenies qe shenoi per ta dalluar dhe per te mos e ngateruar, pra fjala nuk eshte nje etikete qe i vihet objektit rastesisht, ky lloj shpjegimi qe e mendon si te tille eshte nje gabim i rende.

Fjala eshte mendimi i shprehur dhe ndertimi apo rindertimi ne vijushmeri, ecuria ne rikrijim eshte vetem dhe gjithnje e meshume njesim i mendimit me te shprehurin. Si ndodh kjo ngjizje? Petro Zheji ka ndertuar teorine e tij te algoritmit simbolik dhe parimet e tij…atje gjen se çeshte dykuptimesia, shumekuptimesia , ezoterizmi i fjales, çfare eshte ngjashmeria e fjaleve te gjuheve te ndryshme qe bejne pjese ne nje tipologji gjuhesore dhe si gjendet raporti tyre në lidhje me sistemin motivues. Ajo gjuhe qe motivon fjalet e gjuheve te tjera apo mitet e tyre eshte gjuha e parethemelore, prirese, me e vjetra…
Raportet mes kulturave dhe civilizimeve, nuk mund te kuptohen pa raportet mes gjuheve, ndaj studimi dhe zbulimi i Petro Zhejit per shqipen, nuk jane thjeshte arritje te gjuhesise, por shkojne me tej… jane te dhena aksiomatike te filozofise se gjuhes dhe epistemologjise se saj…Mirenjohje Petro Zheji, me fat qe ju takova ne jete dhe me treguat nga vinte drita…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb