Sulm i talebanëve në Kabul. Një predhë ka goditur ambasadën italiane, duke lënë të plagosur dy roje afgane. Në zonë, ku ndodhet edhe selia e NATO-s, ka shpërthyer një zjarr. Talebanët kanë marrë përgjegjësinë për sulmin.

Nuk është ende e qartë nëse selia diplomatike që gjendet pranë misioneve të tjera të huaja, është vënë në shënjestër qëllimisht.

Incidenti vjen në prag të një takimi që do të zhvillohet të hënën mes përfaqësuesve nga Afganistani, Pakistani, Shtetet e Bashkuara dhe Kina në bisedimet e mundshme për paqe me talebanët.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: