Rreth 8,12 milionë fëmijë në Afganistan kanë nevojë për ndihmë humanitare për të mbijetuar në vitin në vazhdim, për shkak të pandemisë së COVID-19, paralajmëroi sot organizata bamirëse “Save the Children”.

“Për miliona, institucionet shëndetësore thjesht nuk janë lehtësisht të arritshme. Ato të pakta, që funksionojnë dhe që janë të arritshme, kanë mungesë të burimeve bazë, përfshirë pajisjet e testimit të COVID-19 dhe aftësinë për të trajtuar shumë të sëmurë”, tha Milan Dinic, drejtori i “Save the Children” për Afganistanin.

“Prandaj është thelbësore që mallrat humanitare dhe tregtare të lejohen të rrjedhin në Afganistan dhe të dërgohen me shpejtësi atje ku duhen më shumë”, shtoi ai.

Sipas vlerësimit të OKB-së, në total, rreth 14 milionë afganë kanë nevojë për ndihmë urgjente, një shifër në rritje të madhe që nga dhjetori 2019, kur numri ishte rreth 9,4 milionë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb