AFGANISTAN-Zyrtarët afganë thonë se një makinë bomë ka shpërthyer pranë autokolonës së forcave të NATO-s, në lindje të Kabulit.
Autoritetet bejne me dije se makina me eksplozivë shpërtheu, porsa kaloi pranë autokolona me trupat e huaja.

Sediq Sediqqi, zëdhënës i ministrisë së Brendshme, ka thënë se ende nuk është e qartë nëse ka viktima.

Në Afganistan janë rreth 9,800 trupa amerikane , shumica prej tyre po trajnojnë forcat afgane por një pjesë e trupava akoma është e angazhuar në misione ushtarake.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: