AFGANISTAN

Nga lufta, tek eksodi dhe kontrolli, talebanët morën atë çfarë kërkonin, por Kabuli është ende një qytet i pasigurt.

Breshëri të shtënash  me armë zjarri janë dëgjuar gjatë natës  në kryeqytetin afgan teksa dyshohet se vijnë nga festime.


Diçka e tillë ndodhi ditën kur amerikanët u larguan nga Afganistani, por tashmë nuk dihet për çfarë festojnë ende talebanët.

Qeveria e re nuk është shpallur ende, teksa talebanët janë në përpjekje për të fituar sa më shumë njohje e mbështetje ndërkombëtare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb