Starton sot në Panorama Tv emisioni më i ri ‘Log’ nga moderatori Endri Xhafo. Përballë Xhafos mbrëmjen e sotme është ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, një prej figurave të spikatura të PS-së dhe kritik ndaj maxhorancës.

Që në nisje të intervistës së tij, Bushati u ndal te çështja McGonigal dhe te protesta e opozitës.

INTERVISTA
Me çfarë po merreni aktualisht?

Që prej shtatorit të 2021-it nuk jam më në vijën e parë të politikës. Jam anëtar i PS-së. Momentalisht merrem me politikë duke mos qenë në politikë. Public Square është për të dhënë një opinion në këto podcast. Kam vendosur për ta bërë këtë gjë në Youtube për t’i dhënë mundësi opinionit publik për të parë në një këndvështrimi tjetër.

Cili është komenti juaj për protestën?
Protestat janë zhvillime normale. Ndërkohë, kacafytjet në Parlament nuk janë aspak të hijshme.

A po refuzon Rama parlamentin?
S’jam në gjendje për të folur për axhendën e kryeministrit. E ndoqa që ishte në një konferencë me kancelarin e Landit në Gjermani. Nuk mund të flasim për një lloj refuzimi të parlamentit, se në fund të ditës pavarësisht se kanë marrë votën nga populli, kanë përgjegjësi në Kuvend.

Çështja McGonigal, a ju ka sqaruar kryeministrit për këtë ngjarje?
S’jemi mbledhur në kryesinë e PS për të diskutuar për këtë çështjes. Por nga ajo që shoh, mund të them disa gjera të cilat. Se di kur jemi mbledhur si kryesi. Me rëndësi është partneriteti strategjik me SHBA-të, janë të patjetërsueshme. Duhet të kurohen në detaje, për të mos lënë asnjë dritëhije. Dhe së dyti; Italia. Sa i përket McGonigal, mund t’ju them se bëhet fjalë për një zyrtar të lartë, siç është ai i FBI-së. Ne kemi dy procese, një hetim të FBI dhe kërkesën për informacion që është bërë nga Kongresi, nga senatorë demokratë dhe ligjvënës demokratë. Sa i përket Shqipërisë, Rama ka bërë një sqarim për opinionin publik, ku ka sqaruar pozicionin e tij në raport me çështjen, me personat që përfshihen në akt-padi. Sqarimi është bërë në respekt të opinionin publik dhe në respekt të drejtësisë amerikane. Mësymja që bëhet nga aktorë politikë në opozitë për të ndryshuar marshin, nga marshi politik në atë institucional, duke rendur me kallëzimin që është bërë në SPAK, apo akuzat e tjera, s’i shërben sqarimit të së vërtetës.

A keni një koment për heshtjen e ambasadores amerikane?
Skam asnjë koment. Çështja që është në hetim nga organi i drejtësisë amerikane, duhet të respektojmë proceset gjyqësore. Kështu duhet të bëjmë ne politikanët dhe qytetarët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb