TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm, koloneli Dritan Demiraj thotë se asgjësimi i kriminelit që rrezikon jetën e policisë është i mbështetur në ligj.

Në një reagim në “Facebook” lidhur me ngjarjen e djeshme në Bularat të Gjirokastrës por edhe komentet dhe situatën e përshkallëzuar në Athinë, Demiraj i del në mbrojtje forcave speciale që morën pjesë në operacion.

Ai thekson se pavarësisht se humbja e jetës nuk përbën lajm të mirë, në kushte të tilla është domosdoshmëri.

STATUSI I DEMIRAJ
Të nderuar miq!
Nuk ka asnjë pike dyshimi që operacioni i ndërhyrjes së RENEA-s ka qenë profesional, i planifikuar siç duhet dhe i zbatuar sipas rrethanave të vendit, kohës dhe forcës së kundërveprimit nga krimineli Kacifas (pasi dihet personat që qëllojnë kundër policisë konsiderohen të tillë).
Në të gjitha procedurat operacionale të njësive speciale në botë, asgjësimi i kriminelit që rrezikon jetën e pjesëtarëve të njësisë është i mbështetur në ligj.
Ata që duan të bëjnë politikë në kurriz të sigurisë fizike të personelit RENEA bëjnë një gabim të madh dhe i dekurajojnë djemtë e shkëlqyer të Forcave Speciale.
Sigurisht që humbja e jetës së një shtetasi nuk përbën një lajm të mirë, por në kushte të tilla është domosdoshmëri.

Demiraj Fb
Demiraj Fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb