GJIROKASTER

Të paktën 12 shtetas grekë janë shoqëruar deri më tani nga policia shqiptare në pikën kufitare të Kakavijës, mes të cilëve edhe ekstremisti grek Babis-Harallambos Karathanos.


Shoqërimi i shtetasve grekë ka ardhur pas përfundimit të ceremonisë së varrimit të 35-vjecarit Kostandino Kacifas gjatë ditës së sotme në fshatin Bularat si dhe bllokimit të rrugës për më shumë se 10 minuta në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë.

Burime nga policia bëjnë me dije për “BalkanWeb” se personat po merren në pyetje dhe po verifikohet nëse janë përgjegjës për bllokimin e rrugës si dhe nëse kanë kaluar kufirin ilegalisht apo në mënyrë të rregullt.

Mësohet së në Komisariat ka shkuar edhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule për të kërkuar sqarime në lidhje me shoqërimin e 12 shtetasve grekë.

Ndërkohë, mediat greke raportojnë se përveç ekstremistit Karathanos i cili printe sot arkëmortin me trupin e pajetë të Kaçifës në pranga kanë rënë edhe Thoma Stefo, ish-kreu i Këshillit drejtues të OMONIA, Kristo Duçi, ish-kreu i komunës Dropull si dhe Andrea Kurti.

Ne ceremoninë e varrimit të Kostandinos Kacifas morën pjesë mbi 1 mijë grekë të ardhur nga shteti helen, ndërsa nuk munguan thirrjet anti-shqiptare.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(d.d/BalkanWeb)