“Kacifasi na çoi një hap më larg në marrëveshjen me Greqinë,” është shprehur ministri i Jashtëm Ditmir Bushati lidhur me zhvillimet e fundit.

Në emisionin “Real Story”, Bushati u pyet nëse në këtë situatë, jemi një pranë apo më larg në marrëveshjen me Greqinë.

“Jemi një hap më larg më larg. Një klimë agresive në opinionin publik apo një lloj helmatosje në këtë proces të rëndësishëm, ndikon bisedimet mes Greqisë dhe Shqipërisë”, tha ministri.

“Shteti shqiptar i ka ndjekur te gjitha procedurat per kete raste. Ka mbajtur linje komunikimi konstant me qeverine greke, u shpreh ai.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: