Gjykata e Sarandës dha sot masën e sigurisë ‘Detyrim Paraqitje’ për policin grek, Marios Gogolos, i cili u arrestur gjatë ditës së djeshme në Sarandë.

Ai po udhëtonte drejt Bularatit, ndërsa pas kontrolleve atij iu gjet një armë, të cilën e kishte pa leje.  Gjykata dhe masën e sigurisë detyrim paraqitje dy herë në muaj për policin.

Policia i arrestuar ka deklaruar se nuk ishte në dijeni se nuk lejohej arma e shërbimit, ndërsa ai u mbrojt nga avokatë shqiptarë. Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: