Mediat greke raportojnë se 9 autobusët e parë nga Greqia në drejtim të Bularatit ku nesër do të zhvillohet ceremonia mortore e Konstantinos Kacifas, 35-vjeçari që u vra nga forcat e policisë pasi i sulmoi me automatik.

Ant 1 raportoi se nga qendra e Athinës, Stathmos Larisis ku janë zyrat turistike Greqi-Shqipëri nisen sot në orën 21:30 dhe 23:00 me orën lokale, 9 autobusë gjithsej, disa prej të cilëve do bëjnë ndalesa të ndryshme nëpër rrethe të Greqisë.

Gjatë natës janë planifikuar disa autobusë të tjerë me itinerare nga qytete të ndryshme të Greqisë me destinacion Bularatin. Ndërkohë, bëhet e ditur se disa autobusë por dhe mjaft automjete kanë arritur gjatë ditës së sotme në kufirin greko-shqiptar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb