Gazeta greke “Espresso” ka publikuar sot përgjime të trafikantëve të drogës të kapur me 1.6 ton drogë në ishullin grek, pasi ishte nisur nga Himara.

Mësohet se disa prej kodeve të përdorura nga trafikantët për të fshehur gjurmët ishin fjalë kyce si: “Ëmbëlsira”, “kaçkavalli”, “kafeja”, “çokolatinat”, me të cilat nënkuptonin drogën, pagesën cash si dhe kamatën.

BISEDA E PARË
E.Likaj: Alo, mik.

J.Sotajanov: Të mbyllen portat? OK? Mbaruan?

E.Likaj: Po, po. Thuaju të mbyllet…

J.Stojanov: Do ktheheni. T’i heq kamerat?

E.Likaj: Jo, jo. Do të kthehemi nesër. Do të vijmë të njëjtën orë.

J.Stojanov: Ok, më merr në çfarëdo ore, të shkoj të mbyll kamerat.

BISEDA E DYTË
J.Stojanov: Ej, pasdite do të jem në dyqan, në ora 6.

E.Likaj: Po, sepse… doja të të them të vesh pak mbulesën aty, të gjithë s’ka…

J.Stojanov: Gjithë çfarë?

E.Likaj: Po, po. T’i vesh pak mbulesën.

J.Stojanov: Gjithë skafit?

E.Likaj: Po, sepse kam ato.

J.Stojanov: Të vendos mbulesën përsipër?

E.Likaj: Kam atë po të them… (nuk kuptohet)

J.Stojanov: Tani t’i them, vure, hiqe.

E.Likaj: Të mos marrë ndonjë bidon ai që hyn brenda…

J.Stojanov: Gruaja ime do të shkojë të vendosë mbulesën.

BISEDA E TRETË
Këtu, dy pjesëtarë të grupit, që nuk u publikohen emrat, flasin për çokolatina, para cash, kaçkavall dhe kafe.

I: E mban mend herën e fundit, ëmbëlsirën që more?

II: Herën e fundit?

I: Po, pra, ëmbëlsirën.

II: Po.

I: Po, nëse gjen njeri me cash…

II: Për çokolatinat nuk thua?

I: Po.

II: Për sa para?

I: Ai i le me dy. Më nxori një ditë pune.

II: Problem, hë? Tjetra me ndonjë tetëshe. Domethënë, ta sjell… A bëhet?

I: E dëgjova. Bëhet nami, vazhdimisht kaçkavall.

II: Për kaçkavallin paratë, kaçkavall, e di.

I: Dëgjo, më dëgjo…

II: Po

I: Unë me ty po flas. Çfarë çmimesh më japin…

II: Po

I: Unë nuk të vë kafe (nënkupton kamatën)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: