Nga Zonja Katerina
Përbërësit

500 gr kadaif, 250 gr gjalpë, 150 gr fistik, 200-300 gr arra.

Sherbeti:

2 filxhanë sheqer
1 ½ filxhanë ujë
1 ½ filxhanë qumësht

Përgatitja

Hedhim fillimisht gjalpin në një tenxhere të shkrijë. Hapim kadaifin në fije dhe gjalpin e shkrirë e hedhim mbi kadaif dhe e përziejmë mirë që të njomet. Grijmë arrat në blender vec, më pas grijmë fistikët.

Marrim një filxhan të kafesë, vendosim kadaif duke e shtypur mire dhe duke lenë fije të dalin jashtë filxhanit. Vendosim më pas arra të grira. I kthejmë përbrenda fijet e dala të kadaifit jashtë filxhanit, i shtypim mirë dhe më pas e kthejmë filxhanin përmbys në një tavë. Kështu vazhdojmë me rradhë derisa të mbushet tava. Mbi cdo racion kadaifi vendosim fistik të thërrmuar. E vendosim më pas kadaifin të piqet në furrë në temperaturën 170 gradë Celsius për 25-40 minuta.

Ndërkohë përgatisim sherbetin duke vluar fillimisht sheqerin me ujin, më pas shtojmë qumështin e lemë të marrë valë, më pas e largojmë nga zjarri dhe e lemë të ftohet. Pasi kadaifi të jetë pjekur e sherbetosim, e lemë të ftohet dhe më pas sipas preferencës mund ta servirim me pak akullore.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb