TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka uruar shkrimtarin e madh Ismail Kadare me rastin e 83-vjetorit të lindjes. Në një status në “Facebook”, Kreu i Shtetit nuk i kursen vlerësimet më të larta për Kadarenë, ndërsa thekson se kombi shqiptar është me fat që ka një kolos të tillë, një personalitet të papërsëritshëm.

“Sot krenaria e letrave dhe e mendimit shqiptar, Ismail Kadare feston 83-vjetorin e lindjes. Kombi shqiptar është me fat që ka një kolos të tillë krijues të përmasave botërore, një personalitet unikal e të papërsëritshëm dhe sinonim të letërsisë shqipe, që e bëri atë të vyer, të vlerësuar dhe të lexuar në 45 gjuhë të ndryshme.
Shumë urime, shëndet, jetë të gjatë dhe sa më shumë suksese në krijimtarinë e tij të ndritur!”, shkruan Presidenti Meta.

Meta Fb
Meta Fb

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb