Një aktivitet kushtuar autorëve shqiptarë të përkthyer e botuar në italisht, u mbajt nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Ministria e Kulturës. Interesi i pakët për një gjuhë të vogël, përkthimet e dobëta e shtëpitë botuese pa shumë emër, duke se janë kufiri i fundmë për letërsinë shqipe para publikut italian.

Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit, Alda Bardhyli tha se këto vite “20 autore shqiptare u perkthyen italisht nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës”.

Ndërsa poeti e përkthyesi Julian Zhara që jeton e shkruan në Itali, duke vlerësuar nivelin e letërsisë shqipe preku thembrën e Akilit, kur tha se “Duhen përkthyes të mirë e botues të mëdhenj që letërsia shqipe të ketë sukses në vendin fqinj”.

Ndërsa Diana Çuli solli përvojën e vet me botimin e librave të saj në italisht dhe Aliçka kërkoi një bazë të dhënash për autoret e botuar, se si një përkthim i dobët ndal edhe një shkrimtar të madh, e shohim përmes Kadaresë.

Sipas përkthyeses Diana Kastrati “Kadare në italisht është përkthyer nga frëngjishtja çka ka bërë që të humbë shumë, pasi librat duhen përkthyer nga origjinali”.
100 libra për Tiranën të prezantuar në festivalin e Mantoves, tashmë janë në Tiranë. Por Tiranës, i mungon një bibliotekë, dhe për këtë, ministrja është e vetedijshme.
Margariti tha se “ne sollëm 100 librat për Tiranën nga Mantova dhe se” duhet një bibliotekë e qytetit. Le të jetë qendra foleja për momentin por shpresoj të kemi një bibliotekë të qytetit”.

Perkthime që lënë për të dëshiruar dhe botues modestë, mund të heshtin edhe zëra të mëdhenj, në një vend, ku botohet letërsia e madhe për lexues të kultivuar. Buxhetet jane një tjetër handikap, që nuk siguron dy cilësitë e kërkuara.

(BalkanWeb(

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb