Të vërtetosh pronësinë dhe të ligjërosh atë në Shqipëri është kthyer në një mision gati të pamundur. Mbivendosja që ka krijuar zbatimi i ligjit 7501 bashkë me djegien e zyrave kadastrale në vitin 1997 bashkë me elementet e korrupsionit dhe burokracitë në hipoteka po pengojnë seriozisht çuarjen e pronës tek i zoti. Shqetësimin në lidhje me këtë situatë E raportoi në Kuvendin e Shqipërisë edhe Agjencia e Trajtimit të Pronave.

Sipas saj qarqet me problematike në këtë drejtim janë ato të Vlorës, Fierit dhe Gjirokastrës.
ATP referon se qarku Vlorë, konkretisht bashkia e Sarandës dhe Delvinës janë mjaft problematike në marrjen e vërtetimeve kadastrale pranë organeve përkatëse për shkak se në këtë rreth Zyrat e Hipotekave janë djegur në vitin 1997, teksa ka pasur një vjedhje masive edhe në vitin 2009.

Agjencia e Trajtimit të Pronave raportin se edhe Qarku i Fierit gjendet në të njëjtën problematikë, ku dokumentacioni i hipotekave në bashkinë e Fierit dhe të Mallakastrës është djegur gjithashtu në vitin 1997.

Bashkitë e Gjirokastrës dhe Tepelenës për të njëjtat arsye pasi dokumentacioni i hipotekave është djegur në 1997 nuk mund të lëshojë informacione dhe vërtetime në lidhje me gjendje më të hershme të pronësisë.

Agjencia e Trajtimit të Pronës pohon se në të treja këto qarqe procesi i azhornimit për regjistrimin e pronës në hipotekë nuk ka përfunduar duke sjellë mungesën e informacionit për statusin juridik të pronës së pretenduar si dhe mos plotësimin e dokumentacionit hartografik nga qytetarët.

Gjithashtu qarqet e tjera ku përfshin Tirana, Dibra dhe Elbasani ekspozojnë plot problematika të tjera. Agjencia e Trajtimit të Pronës referon se, ZVRPP në Tiranë përcjellin fragmente të dokumentacionit dhe hartave pa vulën lidhëse. Ndërsa të gjitha qarqet i sjellin vërtetimet për përfitimin nga ligji 7501 nga hipotekat pa informacionin e duhur sidomos sa i përket vendndodhjes së pronës, e cila do të shërbejë për zbatimin e ligjit 33/2015 në lidhje me zbritjen e vlerës së përfituar.

Ndërsa në qarqet Durrës, Berat dhe Korçë bashkëpronarët në një pronarë e kanë të vështirë ta vërtetojnë pronësinë me dokumentacion.

Gjatë procesit të shqyrtimit të kërkesave janë evidentuar problematika të shpeshta gjatë trajtimit të ankesave për njohje pronësie. /Monitor/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb