Kandidati për kryetar i PD, Fatbardh Kadilli ka deklaruar pas Këshillit Kombëtar të PD se Basha nuk dëgjoi zërat kritikë brenda partisë.

Kadilli thotë se sado e pabarabartë të jetë tashmë gara brenda PD për të zgjedhur kryetarin, ai do i qëndrojë deri në fund projektit të tij.

Ai thotë se kundërshtari nuk mund të ndryshohet, por mund të ndryshohet PD, dhe sipas tij për të fituar përballë krimit me vete duhet të kesh qytetarët.

 

‘’Pavarësisht vendimit, zërat kritikë artikuluan qartë kërkesën ër dorërheqjen të kryetarit. Zërat kritikë nuk u dëgjuan, por vendimi i kryesisë dhe këshillit është të shpallet gara.

Sado e pabarabartë gara, sado jashtë standardeve, jam i venodur ti qëndroj deri në fund projektit për një PD të pastër, të bashkuar, të hapur dhe fituese. Duhet ti japim shpresë sot të gjithë shqiptarëve, një PD më të madhe se kryetari, se vetë PD, për një PD të shekullit të 21-të. Nuk ndryshojmë kryetarin, ndryshojmë veten. Që përballë krimit të kemi me vete qytetarin.

Jam për qytetarin që është qytetar politik, jo që e trajtojmë me oferta materiale. Do ia dalim, demokracia është e vështirë, rrugë e gjatë, një brez larg prandaj do e mbrojmë. Do i shkoj deri në fund përtëritjes së PD, por gjithë shoqërisë shqiptare. ‘’- tha Kadilli.

Tashmë forumet më të larta të PD miratuan datën 13 qershor për kryetar, teksa deri më tani kandidatë janë kryetari aktual Lulzim Basha dhe Fatbardh Kadilli i cili sot i kërkoi dorëheqjen bashkë me Bujar Nishanin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb