Anëtari i Kryesisë së PD-së Fatbardh Kadilli, me anë të një reagimi për mediat, shprehet se zgjedhjet e 25 prillit ishin e mbeten të pandershme.

Kadilli thekson se pushteti përdori çdo mjet, për të deformuar vullnetin e shqiptarëve.

Deklaratë e kandidatit për Kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli:

Jam këtu për të deklaruar se zgjedhjet ishin dhe mbeten të pandershme.

Pushteti përdori çdo mjet për të deformuar vullnetin e shqiptarëve. Nga blerja e votës të përdorimi i çdo teknike ligjore dhe administrative, si ndryshimi i Kodit dhe mbyllja e kufirit me Greqinë.

Provat individuale që janë kapur dhe dokumentuar qe do të publikohen do ta konfirmojnë fenomenin.

Çdo provë duhet të ndëshkohet sipas ligjit.

Dua të falenderoj OSBE-në që u ka dhënë zë këtyre shkeljeve flagrante të procesit, dhe ka rikonfirmuar cilësisht çdo akuzë dhe pretendim të opozitës.

Theksoj se ky është dhe duhet të jetë një proces ligjor.

Proces që do kohë, por edhe durim, maturi dhe vendosmëri.

Por, beteja ligjore nuk mund dhe as duhet të shërbejë për radikalizim politik.

Çdo tensionim është i qëllimshëm.

Nuk i shërben interesit të demokratëve dhe as shqiptarëve, dhe kërkon të blindojë portën e PD.

Barrikada para portës nga ku Lulzim Basha deklaroi që nuk dorëzohet, është e tepërt.

Kërkoj mirëkuptimin e të gjithë anëtarëve të PD që janë të stresuar nga lodhja, të hutuar nga pritshmëritë e pa-realizuara dhe të trishtuar nga humbja.

Jam këtu për të konfirmuar edhe një herë vendimin tim për të kandiduar për Kryetar të Partisë Demokratike.

Jam këtu për t’i kërkuar edhe njëherë Lulzim Bashës të dorëhiqet. Projekti dhe ekipi tij u provua i paaftë për të prodhuar fitore për demokratët.

Si i tillë ka shterruar dhe nuk jep më opsione për të ardhmen.

E kemi mbështetur dhe e kam mbështetur me vetëmohim.

E theksoj, me vetëmohim, për të na drejtuar në fitore.

Nuk ia doli. Nuk qe i zoti. Nuk diti. Dështoi.

Sot të gjithë mund të justifikojmë dështimin, por jo faktin se jemi para katër viteve e katër muajve opozitë, në fund të të cilëve nuk e dimë se ç’pret.

Sot, kush thërret Rama Ik! Nuk mund të thërrasë Basha Rri!

Vjedhja e Rames nuk mund te jete alibi per Bashen, ashtu si deshtimi i Bashes nuk mund te jete alibi per te mos luftuar Ramen.

#partiademokratike

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb