HAGË

Avokati i Kadri Veselit Ben Emmerson, në gjyqin në ngarkim të ish-kreut të PDK-së  për një sërë akuzash, ndër të tjera edhe për krime lufte, deklaroi se Veseli erdhi vullnetarisht në Gjykatën e Hagës.

Veseli theksoi se Tribunali në Hagë u ngrit me vullnetin e plotë të parlamentit e të popullit të Kosovës.

“Jemi në dispozicion të gjykatës për datën që e ka të volitshme kjo gjykatë. Duhet të kemi parasysh preuzemimin për pafajësi në këtë proces. Gjykata do marrë kërkesë q Veselit ë lirohet përkohësisht.

Veseli erdhi vullnetarisht në gjykatë. Ky Tribunal është ngritur nga parlamenti i Kosovës, për popullin e Kosovës. Tribunali po bën atë që populli i Kosovës ka kërkuar të bëhet e ne do ta çojmë këtë proces deri në fund”, deklaroi avokati Emmerson.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb