KOSOVË

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, mori pjesë në ceremoninë e përurimit të shtatores së bashkëluftëtarit të tij, heroit të Kosovës, Xhavit Haziri.

“Nëse ka pasur në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ideolog të organizmit dhe veprimeve të armatosura kundër Jugosllavisë, ka qenë pikërisht Xhavit Haziri. I tillë ka rënë edhe në burgun e dytë. Nuk kanë mundur t’ia nxjerrin asnjë fjalë. Në ditën e parë pas burgut, është lidhur prapë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, theksoi Veseli.

Për Kadri Veselin është e udhës që kriminelët serbë të dalin sa më shpejt para drejtësisë.

“Kjo është edhe arsyeja pse e kam nisur çështjen e Tribunalit ndërkombëtar për gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Jo vetëm të flasim, por ne duhet ta çojmë Serbinë dhe kriminelët e saj në gjykatë dhe aty të gjykohen, sepse aty e kanë vendin”, theksoi Veseli.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb