KOSOVË

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli teksa mori pjesë në konferencën “Dialogu publiko-privat” tha se vendi po kërcënohet seriozisht nga largimi i të rinjve.

Gjithashtu ai vuri theksin tek rënia e lindshmërisë në Kosovë, e cila sipas tij, ka nisur të japë  menjëherë efektet ‘negative’ në vend.

“Kosova na  rrezikohet nga fakti që rinia jonë mund ta lëshojë vendin tonë. Ne mund të kemi një rëndim demografik. Pra mund të jemi për 100 mijë ose 200 mijë banorë. Pra Kosovës i duhet shtimi i natalitetit dhe ndihma e diasporës. Kosovës duhet që këta ndërmarrës t’i sjellim në Kosovë”, tha Veseli.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb