KOSOVË

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në Ditën Ndërkombëtare të  të Zhdukurve, ka shprehur solidaritetin ndaj familjarëve, të cilët, për më shumë se dy dekada jetojnë në makth duke kërkuar të mësojnë mbi fatin e të dashurve të tyre.

Gjithashtu Kadri Veseli me një status në “Facebook” thekson se do t’u kërkojë vazhdimisht mekanizmave ndërkombëtarë, por edhe Bashkimit Evropian që të ushtrojnë presion ndaj Beogradit dhe përgjegjësit e krimeve, të dalin para drejtësisë dhe të paguajnë për veprimet e tyre.

“Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve. Edhe pse kanë kaluar 20 vjet nga lufta kjo plagë e hapur ende e rëndon shoqërinë tonë duke shkaktuar dhimbje të pandalshme tek familjet e pothuaj 1700 qytetarëve. Shpreh solidaritetin ndaj familjarëve të të pagjeturve, të cilët, për më shumë se dy dekada jetojnë në makth duke kërkuar që të mësojnë çka ndodhur me të afërmit e tyre. Me këtë rast bëj sërish thirrje tek mekanizmat ndërkombëtarë dhe Bashkimi Evropian, që të bëjnë presion ndaj Beogradit për të zbardhur fatin e të pagjeturve të Kosovës dhe për të vendosur para ligjit kriminelët përgjegjës”, ka shkruar ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb