Kryetari i PDK, Kadri Veseli ka hedhur poshtë çdo mundësi që partia e tij që është dhe më e madhja opozitare të bëjë koalicion me LVV apo LDK.

Sipas tij në PDK kanë ardhur njerëz nga këto parti për tëdiskutuar për koalicion por Veseli hedh poshtë çdo mundësi që ai të jetë në qeveri me një nga këto 2 parti.

Pasi LDK ra dakord për një koalicion me AAK- Nisma Socialdemokrate u aludua se LVV e Albin Kurtit mund të kishte një koalicion me PDK por Veseli hedh poshtë çdo mundësi.

“Nuk kanë nevojë me e mashtru opinionin për izolim e të më çojnë mu njerëz me ba Qeveri të përbashkët. Me asnjërin s’kam me pasë qeveri. As këta që shkuan, nuk kanë shanse. As këta që vijnë, nuk kanë me pasë shancë me këtë mentalitet, partneritet në qeverisje të përbashkët. As këta që po kalojnë nuk kanë nevoje me dergu njerëz me u marrë vesh me shiqu qysh me e ba qeverinë. Ju kam tregu si syni. Po edhe këta që po hyjnë tash s’kanë të nevojë të flasin PDK me qenë pjesë e tyre. PDK nuk do të jetë me asnjë palë”, ka thënë Veseli në një intervistë për Reporteri.Net .

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb