TIRANE

Gazetari dhe moderatori i emisionit ‘Të Paekspozuarit’ Ylli Rakipi i është përgjigjur sot deklaratave të kryeministri Edi Rama të bëra sot në sallën e Kuvendit. Rama sulmoi Rakipin dhe analistët që kundërshtojnë linjën e tij, duke i pagëzuar me nofkën ‘Kadrinj’. Ky epitet nisi të përdorej nga Rama pasi një komentues me emrin Kadri Veseli hodhi akuza ndaj tij dhe i kërkoi llogari në rrjetet sociale. Pasi një sinkroni që solli një përmbledhje të fjalës së Ramës, Rakipi e cilësoi të gjithë deklaratën e kryeministrit një ‘pjesë të diarresë’.

“Ky sinkron që ndoqët është pjesë e diarresë që bëri sot Rama, nga paraditja, deri në mesdite. Fjalën që lëshova nuk është në etikën e gazetarit. Ka kohë që ky kryeministër e ka humbur qetësinë, ka kohë që etiketon median si kazan. Ky kryeministër ka mbetur te fjalori ottoman. Ka dhe fjalor tjetër si legen, që ne mund t’ja themi Edi Ramës, por ne nuk e bëjmë”, -tha Rakipi.

ÇFARË THA SOT RAMA
Kadri Vasili, meqë nuk e kemi këtu, që ta ngrejë këtë pyetje vetë, do thoshte, “nga lekët e vetë Unazës së Re merrni dhe jepjani zaptuesve, sepse e keni korruptiv çmimin e kilometrit”. Kjo qasje, e cila është e përhapur nga kadrinjtë e ekspozuar të opozitës politike dhe ndër ata të paekspozuarit e opozitës medatike është një kadriotizëm me yllin në ballë dhe me Andin ndën shalë. Por patjetër do flas konkretisht edhe për këtë. Patjetër
Ka kryeqytet, por ka edhe Bashkim, Kujtim, Pal, Agron, Edmond edhe patjetër ka edhe Ramazan!
Të gjithë këta i bashkon tufa e kadrinjve të PD-LSI-së, bashkë me Kadrinjtë e paekspozuar nga Ylli Kadriu, te Andi Kadriu, deri tek Qim Kadriu, të gjithë bashkë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb