Një raport i ri nga The Climate Institute deklaron se nëse ngrohja globale vazhdon me ritëm të njëjtë, kafeja mund të zhduket deri në vitin 2080.

Instituti parashikon se temperaturat në ngritje do e dëmtojnë tokën që përdoret për krijimin e kafes, duke e bërë atë tokë krejtësisht të padobishme për rritjen e kokrrave të kafes.

Nivelet në rritje të kërpudhave dhe dëmtuesve tjerë nuk do të ndihmojnë, si dhe raporti sugjeron se si rezultat i këtyre faktorëve, gjysma e tokës pjellore për mbjelljen e kafes nuk do të jetë e aftë të prodhoj kafe deri në vitin 2050.

Sidoqoftë, edhe shumë më herët para këtyre viteve, temperaturat në ngritje do të kenë ndikim në kualitetin e kafes dhe së shpejti do të fillojmë të vërejmë dallime në aromë dhe shije.

Veç kësaj, kafeja do të bëhet edhe më e shtrenjtë, pasi do të bëhet më e vështirë për t’u prodhuar.
Për këtë duhet të shqetësoheni edhe nëse nuk jeni fans i kafes. Pse kështu?

Industria e kafes është e mahnitshme! Nëse kjo industri zhduket, qindra mijëra njerëz nuk do të kenë mundësi të punojnë.

Zgjidhja për këtë problem brengosës? Ne duhet ta marrim ngrohjen globale seriozisht dhe të gjejmë metoda për parandalimin e shumë fatkeqësive që mund të ndodhin si pasojë e kësaj dukurie.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: