Kafja mund të fshehë sekretin për luftimin e obezitetit, sugjeron një studim i ri. Kafeina, stimuluesi kryesor i kësaj pijeje, ndihmon në
djegien e kalorive duke rritur prodhimin e oksitocinës. Ky hormon ndikon si tek oreksi ashtu edhe metabolizmi – duke i ndihmuar kështu
njerëzit që të sheshojnë barkun.

Në testet e kryera tek minjtë mbipeshë, të cilët morën sasi të larta të kafienës, kjo e fundit rezultoi efikase në dobësimin e minjve. Kafja,
sipas shkencëtarëve kinezë, ju pret oreksin dhe ju bën më aktivë.

Gjithmonë konsumimi i kafes është lidhur me faktin që ndihmon njerëzit të humbasin peshë, megjithatë nuk është shpjeguar asnjëherë
procesi me të cilën ndodh një gjë e tillë. Gjetjet e fundit hedhin dritë mbi mekanizmin e përfshirë, duke siguruar të dhëna të reja se si
kafeina rregullon metabolizmin.

Shkencëtarët nga Universiteti Huazhong, në Kinë, besojnë se ky studim i ri mund të çojë në prodhimin e një pilule të re me kafeinë për të
luftuar obezitetin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: