TIRANE- Muzeu i qytetit të Bajram Currit është kthyer në kafene. Fundja kush e viziton, të ketë edhe një mundësi për tu çlodhur, të ulet mu afër bustit të Bajram Currit dhe të shijojë peizazhin malor që i shfaqet përpara.


Me siguri kështu do kenë menduar në bashkinë e këtij qyteti, kur kanë dhënë leje, që një pjesë e muzeut të kthehet në kafene.
muzeuu
Shqetësimi për “shkatërrimin” e pak gjërave që i kanë mbetur këtij muzeu, pasi është grabitur edhe në 1997-ën, e ngre një qytetar. Me anë të një letre dërguar JOQ-së ai shkruan: “Unë që iu shkruaj jam nga Tropoja dhe dua të denoncoj një rast i cili ka kohë që ndodh në qytetin tonë B.Curri pikërisht në muze! Ky muze është shumë i veçantë për nga arkitektura e tij dhe është simboli i qytetit tonë. Por, ka disa muaj që është kthyer në një lokal, siç e shihni dhe nga fotoja, ku përpara muzeut kanë nxjerrë karriget… Ky muze nuk është shumë i pasur nga brenda, sepse shumica e gjërave janë vjedhur në 1997, por a meriton vallë të trajtohet kështu?! Këtë leje e ka dhënë Kryetari i Bashkise, Besnik Dushaj, por se kuptoj si dreqin mundet një njeri të japë një leje të tillë dhe ta “ofendojë” kaq rëndë traditën dhe kulturën e vendit tonë”, përfundoi i revoltuar qytetari.
(m.a/BalkanWeb)



Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: