Japonia është shndërruar në një destinacion mjaft i dashur për turistët me risinë e saj me “Kafenetë me kafshë”. Vetëm viteve të fundit në kryeqytetin e Tokios gjenden kafene me kafshë të llojeve të ndryshme, ndër të cilat edhe lepur, gjarpër, qen, të cilat ia kanë arritur të tërheqin vëmendjen e turistëve.  Ndër veçoritë më interesante që ndan kafenetë me mace prej atyre të tjerëve, është se në këto kafene vizituesit mund ta ndajnë masën dhe karriget e tyre me macet.

Në këto kafene ka edhe rregulla unike një ndër të cilat është edhe kujdesi maksimal ndaj higjenës në mënyrë që kafshët të mos infektohen me bakterie.

Frekuentuesit e kafeneve duhet të nxjerrin këpucët jashtë para se të hyjnë në kafene e më pas të lajnë duart me dezinfektues.

Këto kafene kanë edhe rregullat unike të tyre. Në krye të rregullave është që t’i jepet kujdes maksimal higjienës. Një tjetër rregull i rëndësishëm që duhet respektuar është edhe përkëdhelja ndaj kafshëve, ndërsa macet që flejnë nuk duhet të shqetësohen në asnjë mënyrë.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: