GREQI

Tre muaj shtyrje kanë kërkuar autoritetet shqiptare për përfundimin e investigimit të rrethanave të vdekjes së Konstandinos Kaçifas, me vendim të prokurorisë së Tiranës, shkruan sot “Protothema”. Paralelisht, autoritetet greke pritet të kërkojnë  të përfshihen në dosje telefonatat dhe mesazhet e fundit nga celulari i viktimës.

Sipas gazetës greke,  autoritetet shqiptare kopetente për ndjekjen ligjore të çështjes, po përdorin të njëjtën taktikë provokuese ndaj familjes së viktimës, si me vonesën e dorëzimit të trupit për varrim, pas vrasjes. Legjislatura shqiptare parashikon mbylljen e procesit në 3 muaj, ndërkohë që dje është kërkuar shtyrje 3 mujore, për evidentimin e dëshmive dhe fakteve shtesë. Në lidhje me shtyrjen është prononcuar avokati i familjes, Efthimios Navridhis në kanalin televiziv Star, duke e konsideruar shqetësuese situatën, por aspak surprizë, pasi pala shqiptare ka trajtuar njësoj çështjen, gjatë gjithë kohës.

Sipas gazetës greke, prokurori disponon dosjen e plotë me ekspertizën e mjekut ligjor, ekzaminimin e armëve të përdorura, dëshmitë e policëve si dhe kopjen e bisedave të kryera. Mungon video e kamerave  të forcave RENEA, pasi autoritetet shqiptare kanë deklaruar se nuk ekziton material i tillë. Për presion psikologjik nga pala shqiptare, bënë fjalë i ati i Konstandinos Kacifas, ndërsa gazeta shkruan se shtyrja e mbylljes së dosjes ndodh pasi pala shqiptare kërkon me ngulm të vërtetohet se Kaçifas ishte një ekstremist që qëlloi kundër policisë dhe turmës,  duke rrezikuar jetë njerëzish,  çfarë në fakt nuk qëndron.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb