Në qytetin e vogël të Durbuy, në jug-lindje të Brukselit për adhuruesit e çokollatës ka nisur Festivali i Cokollatës, i cili sjell parajsën me skulptura gjigante kafshesh dhe shpendësh nga elefantët deri tek flamengot, të gjitha të bera prej cokollate.

Të larta deri në tre metra, ato janë pjesa kryesore e kësaj ekspozite në Belgjikë, me rreth 50 krijime prej çokollate, nga 40 artistë ndërkombëtarë.

Festivali ‘Chocopalace’, përfshin gjithashtu një lumë prej çokollate. Deri tani ekspozita është vizituar nga mbi 30 mijë vizitorë, e pritet të vizitohet nga shumë të tjerë gjatë Pashkëve.

Durbuy, me 10 mijë banorë, e cilëson veten si qytetin më të vogël në botë, duke tërhequr turistë nga Brukseli i afërt dhe Luksemburgu.
(da.xha/BalkanWeb)
Bruksel

bruksel-1

bruksel-7

bruksel-6

bruksel-5

bruksel-3

bruksel-4

bruksel-2

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb