KAJRO- Milicitë libiane, të cilat janë përfshirë në çlirimin e qytetit Sirte nga Shteti Islamik (ISIS), kanë përparuar në të gjitha frontet dhe kanë siguruar rajone të rimara nga xhihatistët, është postuar të hënën në faqen Facebook dedikuar operacionit për të rimarë qytetin.

Në postim theksohet se ISIS-i është i rrethuar brenda qytetit në një zonë me diametër pesë kilometra. “Në përleshjet e së dielës në mbrëmje, së paku katër veta janë vrarë dhe 17 janë plagosur”, raportoi agjencia egjiptiane e lajmeve, MENA duke cituar një burim ushtarak.

Ndër të plagosurit është dhe një gazetar i cili është goditur nga shpërthimi i një makine-bombë dhe të cilit i është prerë këmba. I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Martin Kobler dënoi incidentin nëpërmjet Twitter dhe bëri thirrje për një hetim të shpejtë dhe transparent.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: