Politologu Blendi Kajsiu, në një intervistë në emisionin “Pikat mbi i” në “News 24”, deklaroi se Rama nuk ia ka dalë dot që të ndërtojë ende një shtet me frymë europiane.

Kajsiu thekson se Rama e di po ashtu se ka pakënaqësi në popull për qeverisjen e tij, duke shtuar se kryeministri po ashtu po mbrohet nga kritikat që vijnë nga ana e kundërshtarëve.

“Politika është çështje dimensionesh, duke treguar dimensionet ku je pozitive dhe jo negative. Kjo është një betejë e fituar për Ramën, pavarësisht se shkarkohet ose jo Meta. Del presidenti Meta dhe thotë se shteti është i kapur. Shqetësimi është i drejtë, por problemi është se kush e thotë.

Por, kush ka përfituar nga kapja e shtetit? Patjetër edhe Rama, por edhe Meta. Rama e di shumë mirë se çfarë sistemi ka në vend. Rama nuk ka ndërtuar shtet me frymë europiane. Si e justifikon Rama këtë gjë? Duke i rënë atij që perceptohet se është edhe më i zi se vetja e tij. Rama po mbrohet me kundërsulm. Kryeministri e ka shtrydhur limonin e Metës sa të ketë mundësi”, deklaroi Kajsiu.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb