KAKAVIJE

Një sasi e konsiderueshme ilaçesh kontrabandë raportohet të jetë bllokuar përgjatë ditës së sotshme në Kakavijë. Sipas policisë, ilaçet u gjendën të fshehura brenda një autobusi të linjës Greqi-Shqipëri, me drejtues shtetasin me iniciale V.V.

“Specialistë të strukturave të Drejtorisë Antitrafik, në Drejtorinë  e Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me Degën Doganore Kakavijë, kanë bllokuar  në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë  ilaçe kontrabandë.

Gjatë kryerjes së procedurave të kontrollit në autobuzin e linjës Greqi-Shqipëri, me drejtues mjeti me inicialet V.V,u konstatua një kuti e cila në përmbajtje të saj, kishte  një sasi të konsiderueshme ilaçesh kontrabandë.

Menjëherë strukturat e Drejtorisë Antitrafik dhe Degës  Doganës Kakavijë kanë bërë bllokimin e tyre.”-njofton policia.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb