GJIROKASTËR- Policia kufitare e Kakavijës në bashkëpunim me efektivët e Drejtorisë së Policisë Gjirokastër, kanë ndaluar gjatë natës 60 klandestinë, që vinin nga vendet e Lindjes së Mesme si dhe nga Afrika. Sipas të dhënave nga blutë e Gjirokastrës, mes klandestinëve kanë qenë 10 femra si dhe 7 fëmijë, ndërsa ata janë pikasur në zonat pranë kufirit të gjelbër duke kaluar më këmbë.

Nga të dhënat e policisë mësohet se 43 klandestinë ishin nga Siria, 3 nga India dhe 4 nga Gambia, ndërsa nuk është verifikuar ende origjina e 10 të tjerëve. Kakavija është një nga pikat më të përdorura nga klandestinët, të cilët tentojnë të kalojnë ilegalisht për të shkuar më tej drejt vendeve të Europës Perëndimore.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb