KAKAVIJË – Mëngjesin e sotshëm, në orën 7:00, Policia Kufitare e Kakavijës ka sekuestruar 12.3 kg marihuanë. Gjatë kontrollit të automjeteve në vijën e dytë në dalje për në shtetin grek, në automjetin Nisan me targa AA 352 JE në pronësi të 33-vjeçarit Elton Çako nga Fieri, kanë konstatuar se poshtë sediljeve në shasi, kishte pako të dyshuara me lëndë narkotike.

Menjëherë është njoftuar grupi hetimor dhe specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër të cilët kanë mbërritur në Kakavijë dhe nga kontrolli i imtësishëm rezultoi se në brendësi të shasisë u gjetën dhe u sekuestruan 4 pako lëndë narkotike “çokollatë” e dyshuar si marihuanë me peshë totale 1.9 kg dhe dhe 5 pako me lëndë narkotike e dyshuar si marihuanë me peshë totale 10.4 kg. Gjithësej u gjetën dhe u sekuestruan 9 pako me peshë 12.3 kilogramë marihuanë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër për veprime më të specializuara nga Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve, për veprat penale “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.” Në përfundim të veprimeve të para, materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb