Një 18-vjeçar nga Lushnja është arrestuar mëngjesin e sotëm pasi akuzohet për pjesëmarrje në veprime luftarake në shtet të huaj. I riu me iniciale J.Ç është deportuar mëngjesin e sotëm nga policia greke në Pikën e Kalimit Kufitar në Kakavijë. 18-vjeçari është marrë në dorëzim nga Specialistët e Sektorit për Aktet Terroriste në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, ku në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi i tij.

Shtetasi J.Ç, i akuzuar për pjesëmarrje në luftëra të huaja, do të gjykohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në kryeqytet.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: