Nga: Olsi Çala*

Ky jam unë, edhe ky jam unë, edhe ky këtu jam unë. Kam të drejtën të vë fytyrën tim pas identiteteve të të tjerëve, për aq kohë sa kam një post, jam gazetar tek e fundit. Pale të kem një post me revole në brez. Këtë bënë një zotëri, ky ama, ka post me revole në brez. Në makinën e tij personale efektivi i policisë, i ndërron targat si këpucët. Një ndër targat, që komisari është parë të përdori më së shumti është EL 16 59 B. Meqënëse targat e kësaj makine ndërrohen si Rrokada, në shah, ne dyshuam pakëz. Me ndihmën e çunave tanë, gërrmuam ca, dhe mësuam se kjo targë e cila nga komisari mbahet në automjetin ‘Mitsubishi Pajero’ ngjyre blu, i përket një autoveture tip ‘Volsvagen Golf’, ngjyrë gri, në pronësi të shtetasit me inicialet, B. Xh nga lagjia Shënkoll i Elbasanit.
Këto janë xhirot e komisarit në fjalë, në qytetin e tij, sy patrembur.
E sikur të mos mjaftonte kjo, targa EL 1659 B sot që flasim përdoret nga një tjetër automjet, e një tjetër person.
Të shqetësuar për këtë fakt, ne u nisem drejt qytetit mister. Përpara komisariatit qëndronin të parkuara makinat e efektivëve të tjerë të policisë, e përpara meje, targat e huaja shkëlqenin.
Shkuam në Komisariatin e këtij qyteti, e për të mësuar më shumë për këtë situatë, takuam të parin e kësaj pune, shefin, i cili u tregua i gatshëm dhe na shoqëroj.

Njëri e kishte pasur me targa italiane, pastaj si kishin pëlqyer më dhe i kishte çregjistruar, e i kishte vënë targa gjermane, të ndihej dhe ai si gjerman tek e fundit.

Nuk e përmendëm emrin e qytetit, ta gjej vetë policia, të lëvizin dhe pak këta njerëzit e Ministrisë së Brendshme. Nuk është qëllimi jonë, që dora ndëshkuese të bjerë vetëm në komisariatin e këtij qyteti. Pasi ky rast, nuk bën përjashtim, mbarë Shqipëria, mbarë qytetet në radhe, mbarë komisariatet, e kanë këtë problem. Këtu në Tiranë, efektivë të operacionales, në makinën e vetë personale i ndërron targat si këmishat. I dashur shtet ligjor! Këta efektivë, këta komisarë, këta shefa, kush i kontrollon? Janë personat e parë që duhet ta zbatojnë ligjin.

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: