Nga ZANA ÇAKAJ*

TIRANE –
Edhe pse ligji antiduhan ka hyrë në fuqi që nga 23 gushti 2014, ai vazhdon të mos zbatohet. KAKTUS ka vezhguar disa lokale në kryeqytet dhe duket qartë që duhani vazhdon të konsumohet nga duhanpirësit. Ligji parashikon që pronari apo administratori i ambjenteve ku ndalohet konsumimi i duhanit është personi përgjegjës për vendosjen e tabelave të dukshme, të cilat tregojnë se pirja e duhanit është e ndaluar. Shkelja e këtij ligji të ri, parashikon dënimin me 300.000 lekë ndaj subjektit të tatueshëm dhe 500.000 lekë gjobë ndaj administratorit, apo personit të caktuar si përgjegjës, si dhe 5000 lekë të reja ndaj duhanpirësit nëse nuk zbaton ligjin.

Kryeinspektori i ISHSH, Eltar Deda deklaron se jane te vendosur ta zbatojne 100% ligjin, si dhe kryejn 24 orë kontroll në lokalet e ditës dhe ato të natës si dhe kanë vendosur gjoba ndaj bizneseve që lejonë pirjen e duranit. Sërish strukturat e shtetit shqiptar do të kenë sfidën e radhës për zbatueshmërinë e tij në terren, ku këtë herë ka njohur ashpërsim masa ndëshkimore me gjobë dhe mënyra se si është organizuar puna. Mbetet për t’u parë në terren efiçensa e grupeve të kontrollit dhe mbi të gjitha, nëse edhe këtë herë ligji do zbatohet jo si ndodhi në 2008-ën apo do të jetë eksperimenti i fundit dhe i duhuri.

(ar.sh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: