Si futbollist i kishte takuar shpesh herë të dilte përpara mediave për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, por ndoshta nuk e kishte menduar që vetëm pak muaj pasi vendosi të mbyllë karrierën, ta bënte këtë si trajner i Partizanit. Reinaldo Kalari pranon pa frikë sfidën, megjithëse i duhet të rikthejë te suksesi kampionët në fuqi të Superligës, pas humbjes në derbi, që solli edhe largimin e Franko Lerda.

Kalari Telushi
Kalari Telushi

“E kam ëndërruar që të isha këtu ku jam sot, pavarësisht se në një situatë tjetër, me më shumë eksperiencë, me më shumë vite mbi shpinë, në këtë profesion të ri. Është diçka që e kisha menduar. Erdhi në një situatë ndryshe, por kam besimin e plotë të presidentit Demi dhe klubi. Ashtu si lojtar, edhe në pozicionin e trajnerit, për këto 2 ndeshje do të jap maksimumin, për të arritur ato objektiva që ka klubi”, ka thënë tekniku i ri. Debutimi i dyshes së emergjencës Kalari-Tomorri në pankinën e kuqe do të jetë kundër Teutës. Një ndeshje e vështirë sidomos pas humbjes në derbi.

Gjk 8832
Gjk 8832

“Fjala shok nuk ka shkuar asnjëherë te Partizani. Pavarësisht humbjes. Është diçka që ndodh. Të gjithë logjikisht nuk do ishin mërzitur nëse e humb derbin njëherë në 6 vjet. Ne kemi objektiva të tjerë, që janë venë në fillim të sezonit, duhet të arrijmë ato. Gjatë rrugës ka luhatje. Në momentin që je në një skuadër si Partizanin, edhe lojtarët janë përgatitur që të dalin nga kjo situatë. Unë jam i përgatitur, që me këta lojtarë që ka Partizani, janë nga më të mirët e kampionatit, në rolet që luajnë”, është shprehur Kalari. Në krah të Kalarit në konferencën për mediat ishte Bruno Telushi, që pas mungesës në derbi është një vlerë e shtuar për Partizanin në misionin për t;u kthyer te fitorja.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb