2 ndeshje, tre gola të shënuar asnjë i pësuar, këto janë shifrat e Tiranës me Shehin në stol, 6 pikë të plota që qetësojnë disi ambientin në shtëpinë e bardhebluve. Në vetëm dy javë, Shehi arriti të rikuperojë 4 pikë në raport me kreun, por në kryeqytet nuk e bëjnë gjumin e qetë. Trajneri i ri dhe stafi drejtues janë të qartë se pjesa më e vështirë nuk ka ardhur ende, 6 pikët ishin detyrim përballë Apolonisë dhe Skënderbeut për të përgatitur me qetësi tre përballjet e radhës.

Tirana
Tirana

Forma e vërtetë e kampionëve dhe fuqi, forca reale e tyre do të tregohet pikërisht në tre ndeshjet e radhës, tre përballje dirkete që mund të thonë shumë për ecurinë e Tiranës këtë sezon. Kalendari i rezervon këtë të shtunë Kukësin, një kundërshtarë i etur për pikë ndërsa më pas duhet të bëjnë llogaritë me Teutën dhe Vllazninë, një kalendar më të vështirë se kap nuk mund të kishte. I qartë për pozitat ku ndodhen dhe çfarë e pret në vijim, Shehi nuk kërkon të shpërqendrojë grupin me diskutime mbi titullin apo hapja e garës, thjeshtë nuk është koha të mendojnë për Vllazninë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb