Hidhet shorti i Serie A për sezonin 2021-2022, i cili do të startojë në datën 22 gusht dhe mbaron në datën 22 maj. Kampionët e Italisë, Inter, do ta nisë në shtëpi sezonin e ri, teksa do të presë Genoa-n.

Milani do të luajë në transfertë me Spezia, ndërsa Juventus në transfertë me Udinesen. Roma do të ketë një përplasje me Fiorentina-n që në javën e parë, ndërsa Lazio do të luajë në transfertë kundër Empolit.

Shorti i javës së parë ka rezervuar një përballje të lehtë për Napolin, që do të ndeshen me të sapongjiturën Venezia. Ndërkohë, Torino do të presë në shtëpi Atalanta-n.

Shorti Seri A

Starton : 22 gusht 2021

Mbaron: 22 maj 2022

Ndeshjet në mesjavë: 22 shtator 2021, 27 tetor 2021, 1 dhjetor 2021, 22 dhjetor 2021 dhe 6 janar 2022

Pushimet dimërore: 26 dhjetor 2021 deri në 2 janar 2022

Grumbullimet me ekipet kombëtare: 5 shtator 2021, 10 tetor 2021, 14 nëntor 2021, 30 janar 2022 dhe 27 mars 2022

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb