Një kalendar që nuk tregon vetëm trupa por edhe momente jete. Është Kalendari Pirelli, The Cal 2019, i prezantuar sot në Milano dhe i realizuar nga fotografi i modës skoceze Albert Watson. Katër muza në 40 foto, me ngjyra dhe bardhë e zi, të realizuara mes Miami dhe New Yorkut.

Artistet Laetitia Casta, Gigi Hadid, Julia Garner dhe balerina Misty Copeland, janë protagonistet e këtij kalendari me katër ‘filma të vegjël’, siç i cilëson Watson, të treguara në Calendar, katër histori mes ëndrrash dhe realitetesh.

Gigi jeton në Manhattan dhe është një grua e pasur, por e mërzitur nga vetmia, Misty është një balerinë në kërkim të suksesit, Laetitia është një piktore që jeton në një lokal-studio me të dashurin e saj, Julia është një fotografe e re.

Në fotot që Watson ka realizuar çdonjëra prej tyre tregon diçka nga jeta e saj reale. ‘Objektivi ishte të eksploronim femrat dhe të krijonim një situatë që propozon një vizion pozitiv’. Në vitin e #metoo dhe të pozicionit të fortë kundër dhunës ndaj grave edicioni i 46 i The Cal 2019 nuk mund të ishte tjetër veç këtij. Ka një mesazh simbolik në të, femrat bëjnë që ti dëgjosh, janë të rëndësishme dhe kanë gjëra të rëndësishme për të thënë’, nënvizon Misty Copeland, një nga modelet në kalendar dhe kemi pranë vetes meshkuj që na mbështesin në këtë’.

Katër modelet bëhen në këtë mënyrë interpretuese të ëndrrave dhe ambicieve, dhe ashtu si në përditshmëri kanë pranë tyre meshkuj, të fejuar, miq, që i mbështesin dhe ndajnë me to impenjimet, sfidat, zhgënjimet.

’Albert është përpjekur të nxjerrë diçka nga shpirtrat tanë më shumë se nga trupat tanë’, thotë Casta.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb