10 gola në 2 ndeshjet janë shifra në dukje të denja për një ekip kampion në fuqi, por ky banket golash i Partizanit ka ardhur përballë dy ekipeve të fundit në tabelën e klasifikimit, 2 ndeshje të cilat nuk mjaftojnë kurrsesi për të thënë që të kuqtë kanë dalë nga kriza. Nëse ndaj Luftëtarit gjithçka shkoi në mënyrë perfektë por e njëjta gjë nuk mund të thuhet ndaj Flamurtarit, vlonjat për sa kohë ishin të “gjallë” në fushë i hapën jo pak problemi Sormanit.
Të kuqtë krijuan iluzionin e një tjetër goleade duke kaluar në avantazh me Bitrin në minutën e 35-të por dy minuta më pas me një aksion model, Soza barazoi shifrat në 1-1. Në fraksionin e dytë u pa qartë lodhja në radhët e kuqezinjve por dhe paqartësie e të kuqve përpara portës. Goli 3 pikësh erdhi nga Bardhi në minutën e 66-të pas një goditje të bukur me kokë.

Të eliminuar me kohë nga Kupa dhe pasi mbyllën llogaritë me dy ekipe e rëna në inferiore, Partizani duhet të bëj tashmë llogaritë me një kalendar “ferri” në 6 javët e fundit. Duke nisur nga Laçi, Bylis, Tirana, Teuta, Skënderbeu e Vllaznia, të gjithë rivalët e Partizanit do të kërkojnë pikë në këtë fund sezoni ndërsa të kuqtë do të kërkojnë maksimumin për të shpëtuar këtë sezon, të sigurojnë një vend në europë.
(BalkanWeb)