Ka përfunduar 40 minuta pas mesnate operacioni i kalimit të shtetasve që prisnin prej ditësh në Pikën Kufitare të Kakavijës.

Sipas ministrisë së Mbrojtjes gjatë 24 orëve të fundit, kaluan në Kakavijë 3325 shtetas dhe 1629 mjete. Në orën 00.40 përfundoi operacioni.

Ndërkohë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka shprehu në “Facebook” mirënjohjen për të gjitha strukturat e angazhuara në këto ditë të vështira.

“Live nga Kakavija, ku përfundoi procedura e kalimit për qytetarët e fundit. Mirënjohje të thellë për të gjitha strukturat e angazhuara në këto ditë të vështira. Mirënjohje për efektivët e Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, mjekëve e infermierëve dhe drejtues e punonjës të pushtetit vendor, të cilët me këmbëngulje, durim e punë në grup ia dolën!”, shkroi Xhaçka.

Xhacka
Xhacka

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: