Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj, në një intervistë në emisionin “Real Story” në “News 24” foli ndër të tjera edhe për kalimin e njerëzve nga LSI tek PS.

Veliaj theksoi se të kthyerit janë si djemtë plangprishur, të cilët pasi panë botën, kuptuan se nuk ka më mirë sesa shtëpia e tyre.

“Kjo historia e kalimeve është e vjetër sa vetë njerëzimi. Djali plangprishës mendon se bota atje është më e mirë se shtëpia jote, por djali plangprishës kupton se s’ka më mirë se shtëpia e vet. Është një ftesë për t’u kthyer në shtëpinë e vet. LSI që është antiamerikane, që i vihet kundër amerikanëve dhe europianëve.

Kryemadhi është vënë kundër shkollës Sami Frashërit, për çfarë duhet të jemi me këtë parti. Edhe mbesa e Trump merrte vëmendje sepse fliste gjëra të vërteta për familjen presidenciale. Të tilla gjëra ndodhin kudo në botë. Një anëtar i familjes së Bashës u anëtarësua në PS, sepse ai shikon që nuk ka bërë punë, lë punët përgjysmë sapo merr vila në bregdet e në Lundër”, u shpreh Veliaj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb