Nënkryetari i LSI ka reaguar mbi vendimin e gjykatës për kalimin e truallit të Teatrit Kombëtar në pronësi të bashkisë së Tiranës.

Me një postim në Facebook Vasili e konsidron këtë vendin antikushtetues dhe të paligjshëm.

Sipas tij me këtë vendim qeveria kaloi mbi Gjykatën Kushtetuese.

 

Postimi në Facebook

Drejtesia me Regji i garanton Pandeshkueshmerine mafias qeveritare, qe vazhdon duke i dhene truallin e Teatrit Bashkise!!

Gjykata Kushtetuese rrezoi pak kohe me pare vendimin e qeverise se rilindjes per kalimin e truallit te Teatrit Kombetar Bashkise se Tiranes!

Mbi kete vendim antikushtetues e te paligjshem u prish godina e Teatrit Kombetar.

Te gjithe shqiptaret po prisnin ndeshkimin e fajtoreve duke filluar nga Kryeministri e me radhe per kete krim shteteror te permasave te tmerrshme.

Perkundrazi dje Qeveria i kaloi perseri truallin Bashkise se Tiranes duke dale edhe mbi Gjykaten Kushtetuese dhe duke provuar se Drejtesia e Re eshte thjesht nje drejtesi e kapur nga rilindja dhe mbrojtese e antiligjit.

Pasi kemi degjuar perralla ne shqip dhe anglisht se gjoja pandeshkueshmeria po merr fund dhe gjoja askush nuk eshte mbi ligjin po ndodh pikerisht e kunderta qe edhe pritej..!

Pandeshkueshmeria e qeverise vazhdon e paprekur dhe Drejtesia me Regji vazhdon me arka peshku e me eskursionet neper Shqiperi.

Jo vetem, qe askush nuk u ndeshkua per Teatrin, por fajtoret vazhdojne te qete aferen mafioze te rrembimit te Teatrit.

Drejtesia me Regji duke mos vepruar i jep te gjithe kohen qeverise qe te perfundoje aferat mafioze ku eshte parashperblyer.

Kushdo, qe duatroket per Drejtesine me Regji te arkave te peshkut e te druve te zjarrit ne Pogradec apo kanalit ne Lushnje, meriton vetem perbuzje dhe neveri si dhe tregon qarte ortakerine me mafian qeveritare.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb