Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın, zhvilloi një bisedë telefonike me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan.

Në një deklaratë nga zyra e zëdhënësit presidencial thuhet se dy zyrtarët kanë biseduar rreth marrëdhënieve dypalëshe dhe çështjeve rajonale, duke përfshirë zhvillimet në Afganistan, Siri, Libi, Mesdheun Lindor dhe Qipro.

Gjithashtu, ata kanë diskutuar edhe detajet e takimit dypalësh që do të mbahet midis presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan dhe atij amerikan Joe Biden në samitin e NATO-s, si dhe çështjet që do të diskutohen.

Deklarata njofton se gjatë bisedës telefonike u theksua se marrëdhëniet midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara, dy aleatë të NATO-s me një histori të gjatë, duhet të përqendrohen në një agjendë pozitive dhe bashkëpunim strategjik.

Ata u dakorduan që të gjitha çështjet në lidhje me marrëdhëniet midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të zgjidhen me mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë. // AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb